Misioni i OSBE-së ka reaguar pas emërimit të kryesuesve të rinj të bordeve të Radio Televizionit tw Kosovws dhe Komisionit pwr Media.
Në një njoftim publik, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar rëndësinë e ushtrimit të mandateve me profesionalizëm dhe integritet.
“Inkurajojmë udhëheqësinë e re që t’i përmbushë mandatet e tyre me profesionalizëm dhe integritet. Respektimi i plotë i parimeve të pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies, të përcaktuara në kornizat ligjore në fuqi, mbetet jetik”, thuhet në reagim.
Tutje, OSBE ka vlerësuar rëndësinë e mediave publike dhe organeve rregullatore të pavarura për lirinë e medias dhe besimin publik.
“Mediat publike të pavarura dhe të qeverisura në mënyrë efektive, si dhe organet rregullatore, janë thelbësore për lirinë e medias, pluralizmin dhe besimin e publikut”, theksohet në njoftim.
Misioni i OSBE-së po ashtu ka bërë thirrje që vendimmarrja të bazohet në meritë dhe të shmanget ndikimi politik në ushtrimin e detyrave.
“Vendimmarrja e bazuar në meritë dhe shmangia e ndikimit politik në ushtrimin e detyrave të tyre mbeten parësore”, thuhet më tej.
Në fund, OSBE ka ritheksuar mbështetjen për forcimin e pavarësisë së institucioneve mediale në Kosovë.
“Misioni mbetet i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet që forcojnë pavarësinë dhe funksionimin e duhur të institucioneve mediale në Kosovë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/