Pothuajse gjysmë milioni pasagjerë kaluan nëpër pikën kufitare “Bllatë” pranë Dibrës në katër muajt e parë të këtij viti, gjë që tregon një rritje të ndjeshme të frekuencës në kufirin në mes Maqedoni e Veriut-Shqipëri.
Sipas të dhënave të SPB-së, nga janari deri në prill, 496.705 pasagjerë kaluan nëpër këtë pikë kalimi, krahasuar me 333,640 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 49 përqind.
Fluksi më i lartë u regjistrua në prill, kur u regjistruan 135.508 pasagjerë. Për krahasim, në prill të vitit të kaluar, 106.712 pasagjerë kaluan nëpër “Bllatë”.
“Fluksi i pasagjerëve në këtë pikë kalimi është vazhdimisht në rritje. Në pikën kalim punojnë tre sportele dhe ai funksionon në rendin më të mirë të mundshëm”, tha për AIM-n Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së.
Rritje u regjistrua edhe në të gjithë muajt e mëparshëm të vitit. Në janar, 120.797 pasagjerë kaluan në këtë vendkalim kufitar, në shkurt 114.629 dhe në mars 125.771 pasagjerë./Telegrafi/