Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur gëzimin e tij pasi mposhtën Bayern Munichun në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 6-5, duke siguruar një vend në finale për të dytin sezon radhazi.
PSG siguroi finalen e madhe të Ligës së Kampionëve këtë sezon duke eliminuar Bavarezët në gjysmëfinale dhe do të ndeshen me Arsenalin për trofeun e më të mirit në Evropë.
“Është madhështore. Dy finale radhazi, tani duam të shkojmë atje dhe të marrim atë yllin e dytë. Është madhështore. Fola me lojtarët. U thashë atyre se nuk kemi vetëm lojtarë, kemi edhe luftëtarë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.
“Sot, të gjithë luajtën për ekipin, të gjithë ishin të fortë. Ne erdhëm këtu për të fituar. Kemi respekt të madh për Bayernin, i cili është një ekip i shkëlqyer, që ka lojtarë të shkëlqyer. Ata janë një nga ekipet më të mira”.
“Sot ishte madhështore. Ne bëmë historinë e PSG-së këtu, në këtë stadium sezonin e kaluar. Ne po vazhdojmë të bëjmë historinë e PSG-së përsëri”.
“Ëndrra jonë është të fitojmë një titull të dytë të Ligës së Kampionëve. Kemi një ekip të mrekullueshëm dhe të ri, një ekip që lufton së bashku. Ekipi është ylli. Të gjithë luftojnë. Kvara, në minutat e fundit, ishte i rraskapitur, por vrapoi, bëri ndërhyrje. Ky është futbolli, ky është Paris Saint-Germain. Kjo është ADN-ja e Paris Saint-Germain.
“Ne kemi trajnerin më të mirë në botë, drejtorin sportiv më të mirë dhe tifozët më të mirë. Kam dëgjuar vetëm nga tifozët tanë. Është madhështore. Është për ta. Ata gjithmonë besojnë tek ne. Ata janë tifozët më të mirë. Është madhështore”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/