KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi

Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi

Gazetari dhe redaktori i njohur i redaksisë së Sportit në Radio Televizionin e Maqedonisë, Sami Ademi, ka ndërruar jetë.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar kolegët, miqtë dhe opinionin sportiv, të cilët përmes postimeve në rrjetet sociale kanë kujtuar Ademin si ish-kolegë dhe mik të tyre.

Sami Ademi për dekada me radhë ishte pjesë e pandashme e informimit sportiv në mediumin publik, duke lënë gjurmë të rëndësishme në gazetarinë sportive në Maqedoninë e Veriut.

Ai njihej për profesionalizmin, qasjen korrekte dhe pasionin ndaj sportit. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në RTVM e deri në pensionimin, ai ka raportuar për ngjarje të shumta sportive vendore dhe ndërkombëtare, duke përcjellë me përkushtim zhvillimet më të rëndësishme nga futbolli, hendbolli, basketbolli dhe sportet tjera.

Sami Ademi për një kohë të gjatë ka ushtruar edhe funksionin e redaktorit në redaksinë sportive në gjuhën shqipe, ku kontribuoi në ngritjen profesionale të gazetarisë sportive dhe në afirmimin e shumë gazetarëve të rinj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.