Nga sot ka filluar largimi i mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Nga sot nisëm largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair.Qindra vende parkimi lirohen menjëherë për banorët.Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ambient, sepse këto makina janë kthyer në rrezik mjedisor për shkak të rrjedhjeve të vajrave dhe mbeturinave që grumbullohen rreth tyre”, shkruan Mexhiti.
Ai shton se “me këtë veprim, pastrojmë hapësirën dhe rrisim standardin ekologjik.Është një hap që jep rezultat të menjëhershëm.Ne do të edhe tutje vazhdojmë me punë që shihet dhe ndjehet çdo ditë në Çair”.