E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona mbetet e paqartë, mes spekulimeve për largimin e tij dhe mungesës së një oferte konkrete për rinovim nga klubi.
Kontrata e sulmuesit spanjoll skadon vitin e ardhshëm, ndërsa periudha e fundit pa gola ka ngritur pikëpyetje mbi rolin e tij në skuadër.
Megjithatë, Torres është i vendosur të qëndrojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm dhe të respektojë marrëveshjen aktuale.
Drejtuesit e klubit katalanas pritet të fokusohen te situata e 26-vjeçarit vetëm pasi të zgjidhet e ardhmja e Robert Lewandowski.
Barcelona i ka ofruar sulmuesit polak një zgjatje njëvjeçare kontrate me pagë të reduktuar dhe po pret përgjigjen e tij.
Në rast se 37-vjeçari refuzon ofertën, klubi mund të avancojë me një propozim rinovimi për Torres.
Së fundmi, forma e Torres ka qenë në rritje, me gola të shënuar ndaj Atletico Madrid, Espanyol dhe Osasuna, duke rikthyer besimin në aftësitë e tij. /Telegrafi/