KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Admir Shabani: Akademia Ushtarake hap konkurs për pranim të kadetëve të ardhshëm

Admir Shabani: Akademia Ushtarake hap konkurs për pranim të kadetëve të ardhshëm

Zv. ministri i Mbrojtjes, Admir Shabani njofton se është hapur aplikime për ndjekjen e mësimit përgatitor nga lënda e Matematikës për kandidatët e interesuar për konkursin e ardhshëm për pranim të kadetëve.

“Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” ka hapur aplikimet për ndjekjen e mësimit përgatitor nga lënda e Matematikës për kandidatët e interesuar për konkursin e ardhshëm për pranim të kadetëve.

Ky program përgatitor synon t’u ndihmojë të rinjve që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë profesionale në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë, duke i përgatitur në mënyrë cilësore për procesin e seleksionimit dhe pranimit.

Studimet në Akademinë Ushtarake zgjasin 4 vite dhe pas përfundimit të suksesshëm kandidatët promovohen në gradën e parë oficere “nëntoger”.

I ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të investojnë në përgatitjen e tyre akademike dhe profesionale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.