KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dronët rusë godasin kopshtin e fëmijëve në Ukrainë, operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Dronët rusë godasin kopshtin e fëmijëve në Ukrainë, operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Forcat ruse sulmuan një kopsht të fëmijëve në Sumy të Ukrainës me dronë të mërkurën, ndërsa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht.

“Forcat ruse kanë goditur një ndërtesë civile në pjesën qendrore të Sumy me dy dronë. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha Oleh Hryhorov, kreu i administratës ushtarake në rajonin e Sumy.

Informacioni mbi viktimat dhe dëmet është ende duke u konfirmuar. Hryhorov paralajmëroi gjithashtu se sulmi është duke vazhduar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në vende të sigurta.

Gjithashtu theksoi se dy dronë kishin goditur ndërtesën e kopshtit.

Informacioni mbi viktimat dhe shkallën e shkatërrimit është ende duke u mbledhur. Të gjitha shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.