Bregdeti vazhdon të mbetet një nga format më të kërkuara të investimit, sidomos në zonat që po zhvillohen me ritëm të shpejtë. Në vitet e fundit, Shëngjini është kthyer në një nga destinacionet që po tërheq interes jo vetëm për pushime, por edhe për jetesë dhe investim afatgjatë.
Pozita pranë detit, zhvillimi i turizmit dhe rritja e interesimit për prona në këtë zonë kanë bërë që shumë familje dhe investitorë të marrin vendimin për të investuar para nisjes së sezonit veror. Përveç komoditetit që sjell një banesë në bregdet, një pronë në Shëngjin po shihet edhe si një aset që ruan dhe rrit vlerën me kalimin e kohës.
Një nga arsyet pse kjo zonë po merr kaq shumë vëmendje lidhet me mënyrën si po zhvillohet infrastruktura dhe turizmi. Afërsia me Aeroportin e Tiranës, qasja e lehtë nga Kosova dhe frekuentimi i madh gjatë verës e bëjnë Shëngjinin një lokacion që ka potencial të vazhdueshëm.
Një banesë pranë detit sot nuk nënkupton vetëm disa ditë pushimi gjatë verës. Për shumë blerës, ajo përfaqëson një hapësirë për relaks gjatë gjithë vitit, një mundësi për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe një investim që mund të sjellë përfitime edhe në të ardhmen.
Në këtë frymë vjen edhe projekti Holiday In 2 nga Edil Project AL, i vendosur në zonën e Kunes në Shëngjin. Projekti është konceptuar për të ofruar afërsi me detin, komoditet dhe një ambient që mund të shfrytëzohet në çdo sezon.
Me interesimin që vazhdon të rritet, shumë blerës po e shohin periudhën para verës si momentin ideal për të investuar në bregdet.
Për më shumë informata rreth projektit Holiday In 2 dhe banesave në dispozicion, kontaktoni Edil Project AL dhe rezervoni hapësirën tuaj pranë detit.