Emona Center po hap dyert në Ferizaj. Sot, më 6 maj nga ora 13:00, në rrugën “Medlin Ollbrajt”, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë hapësirën e re të Emona Center dhe të përfitojnë nga ofertat speciale të përgatitura për ditët e hapjes.
Për dy ditë radhazi, më 6 dhe 7 maj 2026, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga super ofertat e përgatitura enkas për këtë hapje, në një atmosferë festive që pritet të mbledhë shumë qytetarë nga Ferizaj dhe më gjerë.
Hapja e pikës së re të Emona Center në Ferizaj vjen në kuadër të zgjerimit të rrjetit të kompanisë, me synimin për të qenë më afër konsumatorëve dhe për të sjellë një përvojë më të organizuar e praktike blerjeje për përditshmërinë e tyre.
Nën moton ‘Ne dallojmë nga të tjerët’, Emona Center po e shënon këtë hapje si pjesë të angazhimit për të qenë më afër konsumatorëve, duke sjellë një hapësirë moderne, oferta të përzgjedhura dhe një përvojë blerjeje që i përgjigjet nevojave të përditshmërisë së qytetarëve.
Nga ora 13:00, vizitorët do të kenë mundësi të shohin nga afër hapësirën e re të Emona Center, të përfitojnë nga ofertat speciale si dhe të bëhen pjesë e atmosferës festive të hapjes në Ferizaj.