KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan dhe mallra të tjera në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan dhe mallra të tjera në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara në qytetin e Ferizajt, pas një operacioni të zhvilluar nga Njësia e Task Forcës – DRK Jug.

Sipas njoftimit zyrtar, më 5 maj 2026, policia ka pranuar informacione për ekzistimin e një depoje të dyshuar ku ruheshin mallra të kontrabanduara.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se e kishte shfrytëzuar këtë depo për ruajtjen e mallrave të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, policia ka kryer kontroll në lokacionin e dyshuar, ku janë sekuestruar: 800.4 kilogramë duhan i përpunuar, 94 kilogramë mjaltë, 30.4 kilogramë ambalazh plastik, 178 kilogramë ambalazh letre, një makinë për përpunimin e duhanit, një makinë për përpunimin e ambalazhit si dhe një spërkatëse uji për përpunimin e duhanit.

Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 16,500 euro, ndërsa shmangiet e akcizës dhe detyrimeve doganore arrijnë në rreth 34,000 euro.

Pas përfundimit të veprimeve policore, mallrat e sekuestruara janë dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.