Sot rreth orës 21:50 janë raportuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Sipas informacioneve fillestare, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ekzaminimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Telegrafin se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 21:50 jemi njoftuar për të shtëna me armë në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Rugova.
Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar të përfshirët dhe për të zbardhur plotësisht rastin. /Telegrafi/