Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Mbi 2 milionë euro për banimin social në Gjilan

    September 8, 2026

    Man Utd e kërkoi ish-yllin e Chelseat si transferimin e pestë këtë verë, por ai iu tha “JO”

    September 8, 2026

    Pamela Anderson mahnit me veshjen vjollcë në tapetin e kuq në Venecia

    September 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Mbi 2 milionë euro për banimin social në Gjilan
    • Man Utd e kërkoi ish-yllin e Chelseat si transferimin e pestë këtë verë, por ai iu tha “JO”
    • Pamela Anderson mahnit me veshjen vjollcë në tapetin e kuq në Venecia
    • Shtetasi i Shqipërisë i ofron para zyrtarit policor në Bërnjak të Rahovecit, arrestohet i dyshuari
    • Rama: Nis puna në kanalin atmosferik në rrugën “Bajram Bahtiri”
    • Nuk janë driblimet, Kane zbulon cilësinë që e bën Luis Diaz të pandalshëm
    • Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmoi seksualisht dy gra
    • Dërgohet një foshnje pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti po hetohet
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, September 8
    • Ballina
    • Lajme

      Shtetasi i Shqipërisë i ofron para zyrtarit policor në Bërnjak të Rahovecit, arrestohet i dyshuari

      September 8, 2026

      Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmoi seksualisht dy gra

      September 8, 2026

      Dërgohet një foshnje pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti po hetohet

      September 8, 2026

      Dhunohet një grua në Prishtinë

      September 8, 2026

      Gjykata sot shpall vendimin për Sveçlën

      September 8, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 36 gradë

      September 8, 2026

      Moti në Kosovë, temperaturat sot deri në 29 gradë

      September 8, 2026

      DPHM me parashikim për motin: Nesër sërish temperatura të larta

      September 7, 2026

      Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të diel

      September 6, 2026

      Mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 31°C

      September 6, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Përplasje në Pejë, “Siparantum” akuzon për injorim dhe tarifa – reagon Drejtoria e Kulturës

    Përplasje në Pejë, “Siparantum” akuzon për injorim dhe tarifa – reagon Drejtoria e Kulturës

    korrektpressBy korrektpressMay 5, 2026 Drejtoria e kulturës 3 Mins Read
    Përplasje në Pejë, “Siparantum” akuzon për injorim dhe tarifa - reagon Drejtoria e Kulturës
    Përplasje në Pejë, “Siparantum” akuzon për injorim dhe tarifa - reagon Drejtoria e Kulturës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një përplasje publike është hapur mes Korit “Siparantum” dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Pejës, pas një njoftimi të kësaj drejtorie lidhur me aktivitetin me një kor nga Lituania, ku “Siparantum” pretendon se kontributi i tij është injoruar, ndërsa DKRS i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se kori është ndër organizatat më të përkrahura nga komuna.

    Fillimisht, Kori “Siparantum” reagoi duke e cilësuar “të papranueshme” që në njoftimin e DKRS-së për aktivitetin me korin lituanez nuk u përmend fare ky kor, ndonëse, sipas tyre, përfaqësuesit e Siparantum ishin të pranishëm dhe bashkëpunimi ishte iniciuar e koordinuar prej tyre.

    “Është e papranueshme… të mos përmendet fare Kori Siparantum, ndonëse në këtë takim kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e tij dhe vetë bashkëpunimi është iniciuar dhe koordinuar nga ne”, thuhet në reagimin e korit.

    Siparantum theksoi se ishte ai që e ka sjellë korin nga Lituania në Pejë dhe se po zhvillon koncert në qytet për të pasuruar jetën kulturore dhe për të krijuar mundësi të shkëmbimit artistik.

    “Është pikërisht Kori Siparantum ai që e ka sjellë këtë kor në Pejë… me qëllimin e vetëm për të pasuruar jetën kulturore”, thuhet më tej.

    Pas kësaj, DKRS reagoi me komunikatë zyrtare, duke thënë se pretendimet e korit “nuk pasqyrojnë në mënyrë të saktë realitetin” dhe se Siparantum mbetet një prej organizatave më të përkrahura nga Komuna e Pejës.

    “Në këtë kuadër, OJQ Kori Siparantum është një ndër organizatat më të përkrahura nga Komuna e Pejës, si në aspektin financiar, ashtu edhe përmes ofrimit të hapësirave publike”, thuhet në komunikatën e DKRS-së.

    Drejtoria deklaroi se, përmes subvencioneve vjetore, “Siparantum” ka përfituar rreth 10 mijë euro në vit, duke shtuar se organizata ka shfrytëzuar edhe hapësira komunale në disa lokacione, përfshirë së fundi Galerinë e Arteve.

    Në lidhje me aktivitetin me korin nga Lituania, DKRS sqaroi se njoftimi i publikuar ishte “protokollar institucional” dhe nuk kishte për qëllim t’i paraqiste të gjithë akterët e përfshirë.

    “Komunikimi i publikuar nga DKRS ka pasqyruar një aktivitet protokollar institucional… Interpretimi i këtij njoftimi si ‘injorim’ është i pasaktë dhe joproporcional”, thuhet në reagim.

    Debati vazhdoi edhe me publikimin nga Siparantum të një dokumenti të vitit 2022, që – sipas korit – ishte përgjigje e drejtoreshës së DKRS-së (në emër të drejtoratit të Teatrit të Qytetit) për shfrytëzimin e Teatrit Profesionist “Istref Begolli” për një recital të fëmijëve “Siparantum Kids”, me hyrje pa pagesë.

    Në shkresë thuhet se DKRS “JAP PËLQIMIN” për shfrytëzimin e sallës, skenës dhe pianos së teatrit, por përmendet edhe obligimi financiar prej 150 eurosh, sipas rregullores komunale për taksa dhe tarifa.

    Pas publikimit të këtij dokumenti, DKRS reagoi sërish, duke thënë se kryetari i bordit të Siparantum Choir “ka zgjedhur të përdorë si argument një dokument të vitit 2022”, pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme të komunës, ndërsa e akuzoi se po kërkon trajtim të privilegjuar për çështjen e taksave komunale.

    “Z. Kasapolli shpreh pakënaqësi për respektim të Rregullores Komunale për Taksa Komunale, duke kërkuar trajtim të privilegjuar… kërkesa të vazhdueshme jashtë kornizës ligjore”, thuhet në reagimin e drejtorisë.

    DKRS ka paralajmëruar se, në emër të transparencës dhe në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, do të publikojë vendimet, rekomandimet dhe dokumente të tjera që lidhen me mbështetjen e dhënë për OJQ-të, përfshirë edhe “Siparantum”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    BAU Market tani edhe me pikën e rihapur në Pejë

    Punëtorët e “Ambientit” pastrojnë vullnetarisht deponinë ilegale në Klinë

    Rrjedhje e madhe e ujit në Pejë, “Hidrodrini” njofton ndërprerje të furnizimit me ujë

    Muhaxheri: Përmbyllet shpërndarja e 65 traktorëve për fermerët

    Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion

    Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se gjuajti me armë zjarri nga automjeti

    Basha: Rruga Livadhet e Istogut–Mokna përfundon deri në fund të vitit

    LEXO GJITHASHTU

    Mbi 2 milionë euro për banimin social në Gjilan

    September 8, 2026

    Man Utd e kërkoi ish-yllin e Chelseat si transferimin e pestë këtë verë, por ai iu tha “JO”

    September 8, 2026

    Pamela Anderson mahnit me veshjen vjollcë në tapetin e kuq në Venecia

    September 8, 2026

    Shtetasi i Shqipërisë i ofron para zyrtarit policor në Bërnjak të Rahovecit, arrestohet i dyshuari

    September 8, 2026
    TË TJERA

    Rama: Nis puna në kanalin atmosferik në rrugën “Bajram Bahtiri”

    September 8, 2026

    Nuk janë driblimet, Kane zbulon cilësinë që e bën Luis Diaz të pandalshëm

    September 8, 2026

    Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmoi seksualisht dy gra

    September 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.