KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LDK në diskutime për Osmanin, Bajrami e Hoti nuk u pan në takim – ish-deputetja tregon arsyen

LDK në diskutime për Osmanin, Bajrami e Hoti nuk u pan në takim – ish-deputetja tregon arsyen

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku është diskutuar për zgjedhjet e 7 qershorit dhe formalizimi i bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk janë parë dy figura të rëndësishme të partisë, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Në fotografitë e publikuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga takimi i kryesisë, mungojnë Bajrami dhe Hoti, çka ka tërhequr vëmendje në opinion.

Telegrafi ka kontaktuar me Bajramin për të marrë një qëndrim se përse nuk ishte pjesë e këtij takimi.

Ajo në një përgjigje të shkurtë tha se mungesa e saj lidhet me shkaqe shëndetësore.

“Për shkaqe shëndetësore”, ka deklaruar shkurt Bajrami, pa dhënë të tjera.

Po ashtu, Bajrami nuk ka komentuar nëse e mbështet idenë e një liste të përbashkët zgjedhore të LDK-së me Vjosa Osmanin.

Ndërkohë, Avdullah Hoti pavarësisht tentimit për të kontaktuar me të, nuk u është përgjigjyr pyetjee tona për arsyet e mungesës së tij në këtë takim të kryesisë.

Pas përfundimit të mbledhjes, Abdixhiku konfirmoi se Kryesia ka votuar në favor të vazhdimit të procesit për një listë të përbashkët me Osmanin.

Ai bëri të ditur se të shtunën do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë për të finalizuar aspektet përgatitore të këtij bashkëpunimi.

“Me votim në këtë trup u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet për pjesën përgatitore. Votuam dhe u dakorduam të formalizojmë bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garim të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.