KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e politikave të jashtme dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 01/64 të datës 25 shkurt 2022, i cili ka të bëjë me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas vendimit të ri, synohet që të forcohet linjëzimi i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP).

Qeveria nuk ka dhënë detaje shtesë rreth ndryshimeve konkrete, por ka theksuar se ky vendim është në funksion të koordinimit më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe përafrimit me standardet e BE-së.

Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të forcuar pozicionin e saj në politikën e jashtme dhe për të avancuar procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.