KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump vlerëson ushtrinë ukrainase: Më të fortë se aleatët e NATO-s

Trump vlerëson ushtrinë ukrainase: Më të fortë se aleatët e NATO-s

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë deklarata pozitive për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke i vlerësuar lart aftësitë e tyre luftarake.

“Më pëlqen Zelensky. Gjithmonë jam marrë disi mirë me të, përveç një momenti në Shtëpinë e Bardhë, të cilin e konsiderova pak agresiv nga ana e tij”, u shpreh ai.

Lideri amerikan shtoi se ushtarët ukrainas kanë treguar rezistencë të jashtëzakonshme në fushëbetejë, pavarësisht pajisjeve që përdorin.

“Ukrainasit luftojnë. Sepse, pavarësisht nëse pajisjet janë shumë të mira apo më pak të mira, ata janë në gjendje të luftojnë. Ata janë më të mirë se çdo aleat ynë në NATO. Ata e kanë mbajtur për një kohë të gjatë”, tha ai.

Ndryshe, raportohet se totali i ndihmës së miratuar nga SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës (2022) është rreth 175–180 miliardë dollarë.

Rreth 70–80 miliardë dollarë janë ndihmë ushtarake (armë, municion, pajisje, trajnim). Pjesa tjetër përfshin ndihmë financiare, buxhetore dhe humanitare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.