Një objekt ka marrë flakë në det pranë brigjeve të Gelendzhik, në rajonin Krasnodar të Rusisë, pak kohë pasi autoritetet lokale shpallën alarm për një kërcënim të mundshëm me dronë.
Pamjet e publikuara tregojnë flakë në sipërfaqen e ujit, por deri tani nuk është e qartë se çfarë materiali ose objekti është duke u djegur.
Sipas analizave nga specialistë të OSINT-it të grupit Astra, zjarri ka ndodhur rreth 5 kilometra larg bregut të detit dhe afërsisht 17 kilometra nga një objekt që mediat ndërkombëtare e përshkruajnë si rezidencë e presidentit rus Vladimir Putin.
Më herët gjatë ditës ishin raportuar njoftime për një kërcënim të mundshëm nga dronë detarë në zonë, por autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për incidentin.
Ndryshe, hetimet dhe verifikimet për natyrën e zjarrit janë ende në zhvillim. /Telegrafi/