KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Akreditohen 10 klube për garat evropiane: Tetë të meshkujve dhe dy të femrave

Akreditohen 10 klube për garat evropiane: Tetë të meshkujve dhe dy të femrave

Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm.

Nga këto, tetë klube janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave.

Në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre janë licencuar, ndërsa dy nuk kanë arritur të sigurojnë këtë të drejtë.

Klubet e licencuara për garat evropiane janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj.

Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina.

Ndërkohë, klubet që nuk janë licencuar janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.