Mauricio Pochettino ka rrëfyer se periudha e tij te PSG, ku pati nën urdhra Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin (sezoni 2021/22), ku ai e kuptoi sa e vështirë është ta bësh të funksionojë një treshe kaq e talentuar në mënyrë të balancuar.
Sipas trajnerit argjentinas, problemi nuk ishte vetëm te egoja, por edhe te stilet e ndryshme të lojës.
“Messi donte të ndërtonte nga mbrapa, më ngadalë, me kombinime dhe pasime. Ai ka cilësinë ta mbajë topin dhe të driblojë një, dy, tre lojtarë… Por, nëse do të luanim për Mbappen, nuk do të mund të luanim për Messin”, ka thënë Pochettino në një intervistë për The Overlap.
Ai shpjegoi se Mbappé ishte më i rrezikshëm kur PSG e fitonte topin dhe nisej shpejt në tranzicion, duke kërkuar hapësirë për vrapime.
“Mbappé, kur e rikuperonim topin, kërkonte hapësirë. Ishte çështje t’ia jepje topin dhe ta lije të vraponte. Por kur luanim për Messin, Mbappé më thoshte: ‘Forca ime është të vrapoj, por nuk mundem’”, tregoi Pochettino.
Ndryshe nga Mbappe, Pochettino tha se me Neymarin nuk kishte të njëjtën përplasje stili, pasi braziliani dëshironte të ishte i përfshirë në lojën me top.
“Me Neymarin nuk e kisha atë problem. Neymar donte të luante me topin”, pranoi ai, duke nënvizuar se kombinimi i tre profileve kaq të ndryshme ishte një sfidë e madhe.
Pochettino u shkarkua në fund të sezonit, pavarësisht se fitoi Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions. Në Ligën e Kampionëve, PSG u eliminua në fazën e 1/8-ës nga Real Madridi. /Telegrafi/