Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdekur dhe 61 të plagosur.
Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave dhe plagosjen e 61 të tjerëve.
Shpërthimi ndodhi në qytetin Liuyang, i njohur si një qendër kryesore për prodhimin e fishekzjarrëve, raportojnë mediat.
Forca e shpërthimit shkaktoi dëme të mëdha në zonën përreth, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke thyer dritaret në një rreze të gjerë.
– YouTube www.youtube.com
Autoritetet evakuuan banorët në një perimetër deri në tre kilometra për shkak të rrezikut nga shpërthime të tjera, pasi në kompleks ndodheshin depo me barut.
Rreth 500 shpëtimtarë dhe disa robotë u angazhuan në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
Shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, ndërsa autoritetet kineze kanë kërkuar një analizë të detajuar të ngjarjes dhe masa më të forta sigurie në industri. /Telegrafi/