Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është përgjigjur në pyetjen është nëse armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar, gjë që ai e mohon.
“Në fund të fundit, ky është një projekt i veçantë dhe i dallueshëm. Ne prisnim që të kishte disa ndryshime në fillim, gjë që ndodhi, dhe thamë se do të mbroheshim dhe do të mbroheshim në mënyrë agresive”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Hegseth thotë se Donald Trump do të marrë një vendim nëse ndonjë incident përfaqëson një shkelje të armëpushimit, dhe theksoi se do t’i kërkojë Iranit “të jetë i kujdesshëm në veprimet që ndërmerr”.
“Tani për tani armëpushimi sigurisht që është në fuqi, por ne do të vëzhgojmë shumë, shumë nga afër”, shtoi ai.
Gjenerali Dan Caine u pyet nëse shqetësimet mbeten për minat iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe nëse raportet në median amerikane rreth Teheranit që po shqyrton përdorimin e delfinëve që mbajnë mina, janë të sakta.
“Nuk e kam dëgjuar gjënë e delfinëve. A është kjo si peshkaqenë me rreze laseri”, shtoi ai.
“Struktura e tyre e komandës dhe kontrollit mbetet shumë e fragmentuar dhe mendoj se ata po përpiqen të ruajnë kontrollin,” theksoi ndër tjera.
E Hegseth vazhdoi: “Nuk mund ta konfirmoj ose mohoj nëse kemi delfinë kamikazë. Por mund të konfirmoj që nuk kanë”. /Telegrafi/