KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një pacient në Maqedoni përdor mesatarisht 15 receta për ilaçe në vit

Një pacient në Maqedoni përdor mesatarisht 15 receta për ilaçe në vit

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore publikoi raportin e tij vjetor për vitin 2025, sipas të cilit buxheti i institucionit u rrit me 6.13 përqind, ndërsa bodet e kapitilacioneve për mjekët e amë u rrit me 33 përqind.

Fondi në vitin 2025 mbulon gjithsej 1.841,530 persona të siguruar, një rritje prej 1.993 personash të rinj. Struktura përfshin 558.469 punonjës aktivë, 358.716 pensionistë dhe 630.914 anëtarë të familjes. Trendi i plakjes së popullsisë së siguruar është i dukshëm — pensionistët po rriten më shpejt (+1.5 përqind) sesa punonjësit aktivë (+0.2 përqind).

Buxheti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2025 arriti në 51.5 miliardë denarë (afërsisht 836 milionë euro), me një rritje vjetore prej 6.13 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Të ardhurat arrijnë në 52.08 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet janë 51.49 miliardë denarë. Shërbimet shëndetësore thithin 86.4 përqind të shpenzimeve totale — 44.5 miliardë denarë (afërsisht 723 milionë euro).

Në periudhën pesëvjeçare 2021–2025, buxheti i FSSH-së u rrit nga 35.5 në 51.5 miliardë denarë, me një rritje mesatare vjetore prej gati 8 përqind./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.