Kosova Finance Forum 2026, ktheu Prishtinën në kryeqendër të botës financiare duke u shndërruar në urë lidhëse mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në fokus ishin stabiliteti financiar, digjitalizimi i shërbimeve bankare dhe rritja e investimeve të huaja direkte. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e reformave strukturore, si faktor kyç për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit financiar.
Për vitin e dytë radhazi, Gem Maloku, CEO dhe Kryesues i Bordit i NLB Banka, shpreh rëndësinë e bashkëpunimit me Kosova Finance Forum, jo vetëm në aspekt lokal por edhe regjional, për t’i dhënë mundësine të gjitha institucioneve financiare regjionale të bashkëveprojnë për të arritur integrimin në BE.
Diskutimet gjithashtu nxorën në pah rolin e inovacionit e digjitalizimit në transformimin e sektorit financiar, si dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve publike dhe private.
Forumi shërbeu si platformë për shkëmbim idesh dhe krijim partneritetesh të reja, me synim përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe integrimin më të thellë të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Kosova Finance Forum 2026 u mbështet nga partnerë të rëndësishëm institucionalë, përfshirë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si dhe IFC-International Finance Corporation, pjesë e Grupi i Bankës Botërore.
Sponsori gjeneral i forumit ishte NLB Banka sh.a., ndërsa sponsorët tjerë përfshinin Banka për Biznes, Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, Scardian Sigurime, IBAS dhe Balfin Real Estate. Partnerët strategjikë të KFF 2026 ishin Shoqata e Bankave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Oda Ekonomike Nordike në Prishtinë, të cilat kontribuuan në fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e dialogut ekonomik.
Gjithashtu, forumi u mbështet nga partnerë medialë si Kapitali.online, TV Dukagjini, Telegrafi, Gazeta Express, T7 dhe Business Magazine. Ndërkohë, organizimi i eventit u mbështet nga Prime Events si mbështetës teknik dhe eTaxi si partner i mobilitetit.