Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova njofton se është takuar me presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan me të cilin ka biseduar për raportet në mes dy vendeve.
“Në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, u takova me Presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë, përfshirë edhe përmes grupit “Miqtë e Zgjerimit”.Ne ramë dakord që marrëdhëniet e mira politike duhet të shoqërohen me një bashkëpunim ekonomik më të gjerë dhe më dinamik.
Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme të ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare./Telegrafi/