Më 13 maj, duke filluar nga ora 18:00, në librarinë Dukagjini do të mbahet promovimi i librit “Më shumë se thonj (Estetika e thonjve – bazat e manikyrit)” të autores Vala Shasivari.
Ky botim sjell një përmbledhje të strukturuar me informacione profesionale dhe praktike mbi mirëmbajtjen dhe trajtimin estetik të thonjve, duke u bazuar në përvojën mbi dydekadëshe të autores në këtë fushë.
Libri është i ndarë në katër kapituj, që trajtojnë nga historiku i zhvillimit të estetikës së thonjve, te anatomia, higjiena dhe sëmundjet shoqëruese, deri te procesi i plotë i punës – përfshirë veglat, mirëmbajtjen, sterilizimin dhe trajtimet estetike për duar dhe këmbë. Pjesa e fundit fokusohet në mundësitë profesionale që hap ky zanat për ata që e zotërojnë.
Autorja Vala Shasivari, e lindur në Pejë, ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në estetikë, me specializim në manikyr dhe pedikyr. Ajo është trajnuar në akademi ndërkombëtare në Belgjikë dhe Zvicër, si Royal Beauty, Pronails Academy dhe Phi Academy, duke ndjekur standardet më të avancuara të industrisë.
Përveç punës praktike, Shasivari është edhe trajnerе e certifikuar, që ka kontribuar në edukimin e shumë profesionistëve të rinj, si dhe ka zhvilluar linjën e saj të produkteve profesionale për thonj.
Promovimi pritet të mbledhë dashamirë të librit, profesionistë të estetikës dhe të gjithë të interesuarit për këtë fushë, në një mbrëmje që ndërthur njohurinë, përvojën dhe pasionin për bukurinë.
Organizatorët mirëpresin të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje.