Me fushatën e re “Leksioni i parë financiar për fëmijë”, Halkbank këtë herë thekson rëndësinë e edukimit financiar që në moshë të hershme. Përmes brendit Halki për kursimet e fëmijëve, banka vazhdon të investojë në edukimin e më të rinjve, duke i nxitur ata të ndërtojnë zakone të dobishme financiare.
Fushata bazohet në idenë se leksionet e para për paratë janë më të rëndësishmet. Kursimi, planifikimi dhe përdorimi i përgjegjshëm i mjeteve nuk janë aftësi që duhen mësuar kur të merret rroga apo honorari i parë, por janë zakone që ndërtohen që nga fëmijëria, përmes këshillave praktike dhe situatave reale.
“Besojmë se edukimi financiar fillon që në moshë të hershme dhe se pikërisht atëherë vendosen themelet për sjellje të përgjegjshme me paratë. Përmes Halki-t dëshirojmë t’u japim fëmijëve mundësinë për liri financiare, por edhe t’i mësojmë se çdo liri vjen me përgjegjësi. Qëllimi ynë nuk është vetëm të ofrojmë një produkt, por të kontribuojmë në krijimin e brezave që dinë të planifikojnë, të kursejnë dhe të marrin vendime të mençura financiare”, thonë nga Halkbank.
Platforma Halki është konceptuar si një paketë e plotë shërbimesh të përshtatura për nevojat e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Pjesë e saj është edhe karta Halki, e destinuar për fëmijët nga 9 deri në 15 vjeç, e cila përfaqëson një mjet praktik përmes të cilit fëmijët mund të bëjnë hapat e tyre të parë në menaxhimin e parave. Ndërkohë, prindërit përmes aplikacionit të tyre m-banking kanë qasje të plotë, pasqyrë dhe kontroll mbi aktivitetet e tyre financiare. Në këtë mënyrë, edukimi financiar bëhet pjesë e përditshmërisë dhe të mësuarit një proces natyral.
Halkbank, përmes aktiviteteve të shumta dhe të ndryshme, punon në edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve. Banka ka botuar Abetaren e parë për edukim financiar për fëmijë, si dhe ka organizuar punëtori kreative përmes të cilave fëmijët mësojnë për përfitimet e kursimit. Me fushatën e re “Leksioni i parë financiar për fëmijë”, Halkbank konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj komunitetit dhe investimin tek brezat e ardhshëm, duke krijuar vlera me rëndësi afatgjatë.