Adion Puka ka qenë i eliminuari i radhës nga Ferma VIP 3, nga një televotim kokë me kokë me Mimoza Ahmetin.
Ai duket se mori një ndëshkim nga publiku për shkak të sjelljeve e ofendimeve ndaj poetes.
Me t’u larguar, kur u përshëndet me banorët, pati një moment emocionues me Fabjola Elezajn.
Foto: Instagram
Ata shkëmbyen puthjen e parë në buzë, pavarësisht afrimitetit që kanë pasur.
Ky çast mori vëmendjen e të gjithëve, duke bërë kështu që të konfirmohet edhe romanca mes tyre.
Për daljen e Adit ndjenë edhe keqardhje disa nga fermeret, ndonëse e kanë parë edhe si finalist.
Sidoqoftë, disa sjellje nuk janë të tolerueshme dhe për këtë duhet të merren masa nga produksioni. /Telegrafi/