KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë–Malishevë

Nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë–Malishevë

Rruga e shumëpritur Kijevë–Malishevë pritet të hyjë në fazën e realizimit, pasi sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e këtij segmenti rrugor.

Sipas njoftimit, kompania “Benita Company” është shpallur fituese e projektit, me vlerë 2.3 milionë euro.

Ky investim infrastrukturor vlerësohet si i rëndësishëm për qarkullimin lokal dhe për zhvillimin ekonomik të zonës, duke synuar përmirësimin e lidhjes rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve, raporton Telegrafi.

Nga autoritetet është theksuar se ndërtimi i këtij segmenti do të ndikojë në rritjen e funksionalitetit të rrjetit rrugor në këtë pjesë të vendit, duke adresuar një kërkesë të kahmotshme të banorëve dhe të përdoruesve të kësaj rruge.

Detaje të tjera rreth afateve të nisjes së punimeve dhe dinamikës së projektit pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.