KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti vazhdon takimet në Samitin e Jerevanit: Kosova e përkushtuar drejt BE-së dhe NATO-s

Kurti vazhdon takimet në Samitin e Jerevanit: Kosova e përkushtuar drejt BE-së dhe NATO-s

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të Samitit të tetë të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Jerevan, ka marrë pjesë në dy panele me fokus luftën kundër drogës dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike ndaj kërcënimeve hibride.

Kurti ka theksuar se gjatë samitit zhvilloi edhe një sërë takimesh “të rëndësishme e të frytshme” me liderë të shteteve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të institucioneve euro-atlantike. Ai ka njoftuar se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, si dhe me kryeministrat Andrej Plenković (Kroaci), Luc Frieden (Luksemburg), Petteri Orpo (Finlandë), si edhe me Princin Albert II të Monakos.

Po ashtu, Kurti ka bërë të ditur se ka takuar edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë ndër liderët e shteteve me të cilat Kosova synon të vendosë marrëdhënie diplomatike.

Sipas tij, Republika e Kosovës mbetet e përcaktuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e konsideruar këtë si garancinë më të mirë për stabilitet e siguri afatgjate në rajon dhe për zhvillim të qëndrueshëm.

Kurti ka shtuar se njohja e Kosovës nga vendet që ende hezitojnë, si dhe avancimi i statusit të saj në shtet kandidat për anëtarësim, duhet t’i paraprijnë një procesi të bazuar në merita.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.