Dona është fermerja e radhës që largohet nga Ferma VIP 3.
Ajo ka qenë më e votuara nga publiku për t’u larguar nga gara dhe çmimi i madh.
Dona ishte në nominim pas humbjes së sfidës që u zhvillua ditën e premte, mes nëntë fermerëve që u ndanë në dy grupe.
Foto: YouTube
Nga secili grup, të parët dolën Iliri dhe Malbora, që i shpëtonin televotimit dhe Sara që ishte në rolin e kryefermeres.
Në nominim gjatë këtyre ditëve kanë qenë Bujaka, Dona, Visi, Blerina, Soni, Romiri dhe Vanesa.
Në fermë ndërkaq këto ditë ka pasur debate të forta, polemika e përplasje mes konkurrentëve.
Moza ka qenë cak i sulmeve jo vetëm nga Adion Puka, por edhe nga disa fermere brenda. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com