KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagë, ndan momente pranë Callum Turner

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagë, ndan momente pranë Callum Turner

Dua Lipa ka ndarë së fundmi me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet e saj, ku shfaqet krah të fejuarit, Callum Turner.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, artistja ka përdorur vetëm shkurtesën “Cph” në mbishkrim, duke zbuluar se ndodhej në Copenhagen.

Dua Lipa/Instagram

Në fotografitë e shpërndara, Dua shfaqet duke shijuar një shëtitje gjatë ditës, e veshur thjesht dhe me stil, me pantallona të shkurtra, një rrip të zi dhe një bluzë me vija bardh e zi, të kombinuara me një çantë të madhe.

Këngëtarja duket e relaksuar dhe në humor të mirë, ndërsa ka ndarë edhe momente nga përditshmëria e saj në qytet, përfshirë ushqimet që ka provuar dhe vendet që ka vizituar së bashku me Callum Turner, duke treguar se po kalojnë kohë cilësore së bashku. /Telegrafi/

Dua Lipa/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.