KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Fahrije Hoti për përballjen me Vuçiqin në OKB: E pashë tmerrin edhe një herë

Fahrije Hoti për përballjen me Vuçiqin në OKB: E pashë tmerrin edhe një herë

Në podcastin “Rrugëtimi”, Fahrije Hoti ka ndarë edhe një nga momentet më të forta të jetës së saj, përballjen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në prill të 2024-ës.

Ajo e përshkruan këtë përvojë si një rikthim të dhimbshëm në kujtimet e luftës.

“Unë për vete e kam pa krejt Serbinë te Vuçiqi, edhe pse kam qenë në anën e kundërt kur para meje ka fol presidentja. Unë e kam pa krejt atë tmerrin edhe një herë nëpër krye”, shprehet Hoti.

Sipas saj, ndjesia e frikës nuk ishte zhdukur, pavarësisht viteve që kanë kaluar.

“Po unë e kam pas frikën. Kam mendu që prapë do të jem në dorën e tyre, aq egoja e tij, urrejtja e tij ndaj shqiptarëve, ka qenë hala prezent”, tregon Hoti për atë që pa në sytë e presidentit serb.

Megjithatë, ajo e konsideron të rëndësishme pjesëmarrjen dhe përfaqësimin në një forum ndërkombëtar, derisa i shpreh mirënjohje të thellë ish-presidentes Vjosa Osmani për guximin që në këtë asamble të paraqitej me katër gra, viktima të luftës.

“Prezenca ime në Kombet e Bashkuara fal presidentes, për mua ka qenë krenari, krenari më e madhe që kam qenë vetë prezent e kam dëgjuar vetë”, u shpreh Hoti.

Ky moment mbetet një nga më të ndjeshmit në rrëfimin e saj, duke reflektuar peshën emocionale të së kaluarës dhe rëndësinë e ballafaqimit me të.

Ish- presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, në prill të vitit 2024 mori me vete katër heroina të Kosovës: Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.