KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump i çon mesazh Iranit me “UNO”: Të gjitha kartat i kam unë

Trump i çon mesazh Iranit me “UNO”: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit Donald Trump duke mbajtur karta Uno në duar, të shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat”.

Ky veprim po interpretohet si demonstrim force ndaj Iranit në mes të tensioneve të vazhdueshme për programin bërthamor dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Foto fillimisht është postuar nga vetë presidenti amerikan në Truth Social.

Pak orë më herët, Trump njoftoi se SHBA do të nisë një mision për shoqërimin e anijeve në rajon, të cilin e quajti “Operacioni Liria”.

Mbështetja ushtarake për misionin do të përfshijë raketa, aeroplanë dhe 15 mijë trupa.

“Operacioni Liria” ka për qëllim të udhëzojë anijet “në mënyrë të sigurt” jashtë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas Trumpit, ky është një “gjest humanitar në emër të SHBA-së, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të vendit të Iranit”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.