KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Policia në Ferizaj shqiptoi 254 gjoba në prill për shoferët që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Policia në Ferizaj shqiptoi 254 gjoba në prill për shoferët që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit prill 2026 ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që janë zënë duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.

Në komunikatën për media, policia thekson se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

“Gjatë muajit prill 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar që shoferët të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, duke theksuar se edhe pakujdesia e momentit mund të ketë pasoja serioze.

Po ashtu, DRP-Ferizaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut përmes kanaleve zyrtare, përfshirë stacionin më të afërt të policisë, aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka siguruar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.