KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis

VLEN: Shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis

Nga VLEN thonë se në Ditën e Evropës, ata shkojnë drejt Kongresit të bashkimit si një forcë e vetme politike. Nga VLEN thonë se shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis.

“Ky është premtim që e kemi dhënë qysh moti. Për vite me radhë, të tjerët kanë ndërtuar pushtet mbi përçarje. Kanë ushqyer ndasi, kanë krijuar grupe, kanë blerë heshtje dhe kanë shitur mashtrimin si patriotizëm. Sot, kur pesë subjekte bëhen një forcë, atyre u prishet loja”.

“Bashkimi i VLEN-it është përgjigje ndaj viteve të lodhjes, keqpërdorimit dhe manipulimit politik. Është mesazh se shqiptarët nuk janë pronë e askujt dhe se politika shqiptare nuk mund të mbahet peng nga klika që ka jetuar prej ndarjeve.Më 9 Maj, në Kongresin e Bashkimit, 850 delegatë do ta vulosin këtë rrugë, nga pesë subjekte në një forcë politike, nga bashkëpunimi në bashkim, nga shpresa në realitet”.

“VLEN po bashkohet për sundimin e ligjit. Për zero tolerancë ndaj korrupsionit. Për gjyqësor të pavarur. Për rrugën evropiane dhe partneritetin me NATO-n. Për mbrojtjen e familjes, traditës, kulturës dhe identitetit. Numërimi ka filluar. Edhe 5 ditë deri në Kongresin e Bashkimit”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.