KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nga “Himalaja” te “Karma”, Alban Skënderaj publikon albumin e ri “Rrënjët”

Nga “Himalaja” te “Karma”, Alban Skënderaj publikon albumin e ri “Rrënjët”

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka sjellë për publikun albumin e ri “Rrënjët”, një projekt i konceptuar në mënyrë të veçantë, ku çdo këngë vjen e shoqëruar me videoklip.

Albumi përfshin tetë këngë të reja: “Himalaja”, “Vallëzimi”, “Ngujimi”, “Vasha”, “Aroma”, “Pianisti”, “Vajzo” dhe “Karma”.

Të gjitha këngët janë publikuar në YouTube, ku mund të ndiqen veçmas me klipet e tyre.

– YouTube www.youtube.com

Muzika dhe tekstet janë realizuar nga vetë Skënderaj, ndërsa producimi është bërë nga Erjet Barbullushi.

Ana vizuale e projektit është kompletuar nga Aveny, duke i dhënë secilës këngë identitetin e vet artistik.

– YouTube www.youtube.com

Pak ditë më parë, artisti ndau detaje edhe në Instagram, duke e cilësuar “Rrënjët” si një nga projektet më të bukura dhe më autentike të karrierës së tij.

Ai theksoi se tetë këngët janë “tetë ngjyra të ndryshme” që së bashku formojnë një tërësi, ndërsa frymëzimi kryesor i erdhi nga energjia dhe dashuria e publikut gjatë turneut “MOTIV”.

– YouTube www.youtube.com

Skënderaj u shpreh se albumi është krijuar në një periudhë të ngarkuar fizikisht dhe emocionalisht, por pikërisht kjo e ka shtyrë të rikthehet te instinktet dhe ndjesitë e tij, “totalisht vetvetja”.

Ai premton se këto këngë do të frymëzojnë, do të zgjojnë kujtime dhe do t’i bëjnë njerëzit të lidhen sërish me emocionet – jo vetëm në dashuri, por edhe me veten dhe me jetën. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.