KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet në Muriqan 23-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge

Kapet në Muriqan 23-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge

Një 23-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të Shqipërisë 23 vjeçarin, banues në Francë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.