Për shumë prej nesh, nuk ka ndjesi më të mirë sesa të kemi rërë midis gishtërinjve të këmbëve, kripë në flokë dhe një shtresë të trashë kremi mbrojtës nga dielli në lëkurë.
Ndërsa adhuruesit e vërtetë të plazhit do të gjejnë diçka për të dashur në çdo zonë me rërë, ka vende në të gjithë botën që mund ‘të na lënë pa frymë’ falë ujërave të tyre të kaltra dhe perëndimeve të diellit.
“The World’s Best 50 Beaches” ka kërkuar pikërisht këto vende gjatë viteve të fundit dhe renditja e ka vendosur Plazhin Entalula në Filipine në krye të listës së vendeve që duhen vizituar.
I vendosur në ishullin Palawan, plazhi është i arritshëm vetëm me varkë, që do të thotë se nuk është i mbushur me vizitorë që shijojnë shkëmbinjtë gëlqerorë dhe ujërat e pastra, shkruan euronews.
Nga 50, 11 nga Evropa u renditën, duke përfshirë destinacione si Greqia, Spanja, Portugalia, Italia dhe Franca, madje edhe Irlanda.
Këto janë plazhet më të mira në Evropë për vitin 2026
Duke humbur ngushtë vendin e parë, plazhi Fteri i Greqisë u rendit në vendin e dytë.
I vendosur në Kefalonia, më i madhi i Ishujve Jonian, plazhi është në një gji të izoluar, me qasje vetëm me varkë ose një shëtitje.
Sipas ekipit të “The World’s Best 50 Beaches”, bukuria e paprekur dhe mjedisi i qetë i plazhit Fteri e bëjnë atë një strehë për ata që kërkojnë paqe dhe një lidhje të thellë me natyrën.
Vetëm një plazh evropian u rendit në 10 vendet e para, ndërsa plazhi tjetër më i mirë është Cala Macarella në Ishullin Balearik të Menorkës, që renditet në vendin e 12-të.
Falë gjirit të tij, ujërat këtu janë relativisht të qeta gjatë gjithë vitit, gjë që i ka shtuar popullaritetin.
Pas tij ishte Cala Dei Gabbiani i Italisë në Sardenjë, i cili u rendit në vendin e 18-të.
Vija bregdetare me guralecë të bardhë do të thotë se uji është i pastër kristalor, ndërsa shkëmbinjtë gëlqerorë i japin asaj cilësinë e përsosur si në pamje.
Plazhi Kaputaş në Turqi është padyshim një nga plazhet më të bukura në Evropë falë vendndodhjes së tij në rrëzë të një kanioni dhe ujërave të tij.
Duke u renditur i 29-ti në përgjithësi, plazhi ndodhet midis Kaş dhe Kalkan në Turqinë jugperëndimore dhe u zgjodh falë peizazhit të tij.
Pesë plazheve më të mira në Evropë i shtohet një tjetër vend nga Greqia, Porto Katsiki.
Një nga plazhet më të famshme të Lefkadës, udhëtarët shkojnë këtu për shkak të shkëmbinjve mahnitës dhe ujërave të kaltra.
Lista e plotë e plazheve më të mira të Evropës:
Plazhi Fteri, Kefalonia, Greqi;
Cala Macarella, Menorca, Spanjë;
Cala Dei Gabbiani, Sardenjë, Itali;
Plazhi Kaputas, Bregu Turkuaz, Turqi;
Porto Katsiki, Lefkada, Greqi;
Santa Giulia, Korsikë, Francë;
Playa Cofete, Fuerteventura, Spanjë;
Praia Da Falésia, Algarve, Portugali;
Porto Timoni, Korfuz, Greqi;
La Pelosa, Sardenja, Itali;
Plazhi Keem, Qarku Mayo, Irlandë.
Si përcaktohen plazhet më të mira në botë?
50 plazhet më të Mira në Botë përcaktohen në bazë të nominimeve dhe votave nga më shumë se 1,000 njerëz që punojnë në industri, duke përfshirë udhëtarë e influencues.
Çdo plazh i përfshirë në renditje gjykohet sipas kritereve, duke përfshirë sa unik është peizazhi përreth, mundësinë për t’u takuar me kafshë të egra, sa të qeta janë ujërat për të notuar ose relaksuar dhe shanset tuaja për të pasur një ditë perfekte në plazh.
Ekipi gjithashtu kërkon plazhe të paprekura dhe i kushton vëmendje të madhe se sa i mbushur me njerëz është një destinacion. /Telegrafi/