KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun në qendër të vëmendjes në festivalin Stagecoach

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun në qendër të vëmendjes në festivalin Stagecoach

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun kanë tërhequr vëmendjen e publikut gjatë pjesëmarrjes së tyre në Festivalin e Muzikës Stagecoach në Indio, Kaliforni.

Dyshja janë parë të afërt dhe të pandarë gjatë gjithë eventit, duke shijuar performancat muzikore dhe atmosferën e festivalit.

Aktorja 28-vjeçare ka ndarë në rrjetet sociale një seri fotografish nga fundjava, ku shfaqet së bashku me Braun, 44 vjeç, në momente të ndryshme gjatë festivalit, shkruan DailyMail.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë komentuar afërsinë e tyre dhe mënyrën se si çifti ka kaluar kohën së bashku.

Në postimet e publikuara, Sweeney shihet duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të festivalit, përfshirë edhe momente relaksi në ambientet e eventit.

Ndërkohë, Braun është parë duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës, duke u bërë pjesë e atmosferës së ngjarjes muzikore.

Dyshja, e cila është përfolur prej muajsh për një lidhje të mundshme, nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi spekulimet, por paraqitjet e tyre publike kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave dhe medieve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.