KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Nga mungesa e kombinimeve te targat unike – ndryshimi që po shqyrton Zvicra

Nga mungesa e kombinimeve te targat unike – ndryshimi që po shqyrton Zvicra

Zvicra po përballet me një sfidë konkrete: kombinimet në dispozicion për targat e automjeteve po shterojnë, duke i detyruar autoritetet të shqyrtojnë alternativa të reja.

Si një zgjidhje e mundshme, Këshilli Kombëtar ka mbështetur idenë e futjes së targave të personalizuara, duke aprovuar një mocion që do t’u lejonte qytetarëve të zgjedhin vetë kombinime unike për automjetet e tyre, shkruan blick.ch.

Nisma, e propozuar nga deputeti Lorenzo Quadri, kaloi me një rezultat të ngushtë votimi – 95 deputetë votuan pro, ndërsa 91 ishin kundër.

Megjithatë, jo të gjitha institucionet janë në një mendje. Zyra Federale e Rrugëve (Bundesamt für Strassen) ka shprehur rezerva, duke theksuar se zbatimi i këtij sistemi do të kërkonte kosto të larta dhe një organizim të ndërlikuar administrativ.

Pavarësisht kundërshtimeve, votimi në Këshillin Kombëtar tregon se autoritetet po e konsiderojnë seriozisht këtë opsion si një mënyrë për të zgjidhur mungesën e kombinimeve të reja të targave në vend. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.