KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Bebe Rexha vjen me poza provokuese në veturë, ndërsa kënga e saj e fundit “New Religion” është bërë hit

Bebe Rexha vjen me poza provokuese në veturë, ndërsa kënga e saj e fundit “New Religion” është bërë hit

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje me disa fotografi të reja që ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje tejet “glam” nga eventi “Billboard Women in Music 2026” në Los Angeles.

Në imazhet e publikuara, Bebe shihet me flokë biondë të prerë shkurt, e veshur me një trupore të zezë të kombinuar me çorape rrjete, ndërsa paraqitjen e ka kompletuar me një pelerinë/me veshje me gëzof në nuanca rozë dhe të errëta.

Aksesorët me detaje perlash dhe syzet e diellit i dhanë stilit të saj edhe më shumë “shkëlqim” dhe një pamje të fortë skenike.

Paraqitja e saj në këtë event vjen në një periudhë të ngarkuar dhe shumë të suksesshme për artisten, e cila aktualisht po shijon jehonën e këngës “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless.

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe, sipas raportimeve, e ka ngjitur Bebën në krye të disa toplistave ndërkombëtare.

– YouTube youtu.be

Ndërkohë, fansat presin edhe albumin e saj të katërt, “Dirt Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Projekti do të përmbajë 12 këngë, ndërsa “New Religion” konsiderohet si një nga këngët më të suksesshme të këtij kapitulli të ri muzikor për Bebën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.