KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Christian Chivu i del në mbrojtje lojtarëve të Interit: Realiteti në fushë është ndryshe

Christian Chivu i del në mbrojtje lojtarëve të Interit: Realiteti në fushë është ndryshe

Cristian Chivu doli në mbrojtje të Interit gjatë pjesës së dytë të konferencës së tij për shtyp përpara udhëtimit drejt Genoas, me “Nerazzurrët” që synojnë fitoren e tretë radhazi në Serie A.

Trajneri reagoi ndaj kritikave, duke theksuar se narrativat e jashtme nuk pasqyrojnë atë që skuadra po tregon realisht në fushë.

“Duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra, duke korrigjuar gabimet tona. Realiteti në fushë është ndryshe nga ajo që disa njerëz duan ta paraqesin si mungesë urie”.

Ai pranoi disa pjesë loje të dobëta, duke iu referuar ndeshjeve ndaj Udineses dhe Napolit, por mbrojti qëndrimin e ekipit edhe përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë.

“Që në fillim jemi vënë nën lupë, me njerëz që thoshin se kishim mbaruar, por ne jemi ende këtu, duke treguar vendosmëri dhe cilësi”.

“Kemi ende hapësirë për përmirësim, por kurrë nuk e kemi humbur identitetin tone”, përfundoi Chivu, duke shprehur besim në rrugën aktuale të Interit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.