KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ekspertët sqarojnë të vërtetën për bateritë litium dhe rrezikun e zjarrit

Ekspertët sqarojnë të vërtetën për bateritë litium dhe rrezikun e zjarrit

Shpesh në internet qarkullojnë pretendime të ndryshme për bateritë litium-jon, sidomos lidhur me rrezikun e tyre për zjarr.

Një nga mitet më të përhapura është se këto bateri “shpërthejnë në kontakt me ujin” ose se “zjarret e tyre nuk mund të shuhen në asnjë mënyrë”.

Ekspertët e teknologjisë dhe sigurisë sqarojnë se këto pretendime nuk janë plotësisht të sakta dhe shpesh janë të ekzagjeruara.

Bateritë litium-jon, të cilat përdoren gjerësisht në telefona, laptopë dhe automjete elektrike, mund të marrin flakë vetëm në kushte të caktuara, si dëmtimi fizik, mbinxehja ose defekte të brendshme.

Në disa raste, ato mund të kalojnë në një proces të quajtur “rrjedhje termike”, ku temperatura rritet shpejt dhe mund të shkaktojë zjarr të vështirë për t’u kontrolluar.

Megjithatë, specialistët theksojnë se shuarja e këtyre zjarreve është e mundur, ndonëse kërkon metoda dhe sasi të mëdha uji ose mjete speciale.

Sipas tyre, uji nuk e shkakton zjarrin, por përdorimi i tij varet nga situata konkrete. Prandaj, ekspertët bëjnë thirrje që informacionet në rrjetet sociale të mos merren si të mirëqena pa verifikim shkencor.

Ky rast, sipas tyre, tregon rëndësinë e luftimit të dezinformatave dhe kuptimit të drejtë të teknologjive që përdoren çdo ditë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.