KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Incident në aeroport, zhduket përkohësisht çmimi ‘Oscar’ i regjisorit Pavel Talankin

Incident në aeroport, zhduket përkohësisht çmimi ‘Oscar’ i regjisorit Pavel Talankin

Një incident i pazakontë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York, ku regjisori Pavel Talankin është detyruar të dorëzojë përkohësisht çmimin “Oscar” për arsye sigurie, para një fluturimi drejt Gjermanisë.

Sipas raportimeve, stafi i sigurisë në aeroport nuk e ka lejuar që statuja e “Oscar”-it të merrej si bagazh dore, duke e konsideruar si një objekt potencialisht të rrezikshëm. Për pasojë, çmimi është vendosur në bagazhin e avionit, një vendim që më vonë do të kthehej në një problem serioz.

Pas mbërritjes në Gjermani, Talankin ka konstatuar se “Oscar”-i nuk ndodhej mes sendeve të tij, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion te ai dhe ekipi i tij.

Ngjarja ka nxitur reagime edhe nga bashkëpunëtorët e produksionit, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e autoriteteve, duke theksuar se regjisori kishte udhëtuar edhe më herët me statujën pa pasur asnjë pengesë.

Megjithatë, pas disa orësh pasigurie, linja ajrore ka konfirmuar se trofeu është gjetur i sigurt në Frankfurt, duke kërkuar falje për incidentin dhe duke bërë të ditur se ka hapur një hetim të brendshëm për të sqaruar se si u shkaktua ngatërresa.

Çmimi “Oscar” i përket dokumentarit “Zoti Askush Kundër Putinit”, i cili trajton mënyrën se si zhvillohet propaganda në një shkollë ruse pas pushtimit të Ukrainës. Autori i dokumentarit, i cili jeton jashtë Rusisë për arsye sigurie, raportohet se udhëton shpesh me trofeun për prezantime dhe evente ndërkombëtare, duke e kthyer atë jo vetëm në një simbol suksesi, por edhe në një mjet të rëndësishëm për ta çuar mesazhin e filmit te publiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.