KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski: Nuk mund ta përmbushim kërkesën e BE-së për çmimin e energjisë elektrike

Mickoski: Nuk mund ta përmbushim kërkesën e BE-së për çmimin e energjisë elektrike

Kryeministri Hristijan Mickoski tha gjatë vizitës së sotme në Ohër se do të përmbushen të gjitha kushtet nga Axhenda e Reformave të kërkuara nga BE-ja, përveç dy prej 10 kushteve, përfshirë atë për liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëri.

“E para është ajo që kërkon që shteti të mos furnizojë 100 përqind të energjisë elektrike për amvisërit. Nëse pranojmë atë që pranoi qeveria e mëparshme, atëherë faturat e familjeve do të jenë 25, madje 30 përqind më të larta.

Ne me vetëdije nuk do ta pranojmë këtë, sepse duhet të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se kushti i dytë që aktualisht nuk mund të përmbushet është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për të cilin tha se nevojitet një konsensus./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.