KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulm i ri ukrainas ndaj “Çernobilit rus”

Sulm i ri ukrainas ndaj “Çernobilit rus”

Forcat ukrainase kanë kryer një sulm të ri ndaj zonës së njohur si “Çernobili rus”, duke goditur objektiva të lidhur me infrastrukturën ushtarake dhe energjetike në atë zonë, sipas raportimeve nga mediat ukrainase dhe ruse.

Sipas informacionit të publikuar, sulmi është realizuar me dronë dhe raketa, ndërsa objektivi kryesor ka qenë një strukturë që lidhet me operacione ushtarake dhe logjistike në territorin e kontrolluar ose të përdorur nga forcat ruse.

Pamjet e publikuara tregojnë shpërthime dhe dëmtime në zonë, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se mbrojtja ajrore është aktivizuar menjëherë pas sulmit.

Nga pala ukrainase nuk janë dhënë detaje të plota për objektivin specifik, por operacioni shihet si pjesë e serisë së sulmeve në thellësi të territorit kundërshtar.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një koment të detajuar për pasojat e sulmit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale në vlerë të qindra miliarda eurove. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.