Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të punës, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, dërgoi urim për të gjtihë punëtorët në vend, duke theksuar se puna e tyre është e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë.
“1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës, është një ditë kushtuar të gjithë atyre që me punën, dijen, përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë sonë”, shënoi Gashi në urim me rastin e festës së 1 Majit.
Të drejtat e punëtorëve, puna e dinjitetshme, drejtësia sociale dhe mundësitë e barabarta nuk janë vetëm vlera që duhet t’i festojmë, por edhe detyrime drejt të cilave duhet të synojmë.
“Të gjithë punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut u shpreh urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohjen për kontributin e tyre. Puna juaj është themeli i përparimit ekonomik, i stabilitetit të familjeve dhe i së ardhmes së shtetit”, thekson Gashi.
Ai potencoi se institucionet, kanë përgjegjësi të vazhdojmë të krijojmë kushte për punë të sigurt, të drejtë dhe dinjitoze, në të cilën çdo njeri do të jetë i respektuar, i mbrojtur dhe i vlerësuar në mënyrë të duhur.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe shumë suksese në planin personal dhe profesional. Gëzuar 1 Maji – Dita e Punës!”, thekson Gashi në urim.