KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Deputetja Mimoza Musa nga VLEN tha se shtetësia e dyfishtë nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri pavarësisht nga pozita.

Musa në “TV21” tha se kjo është temë e ndjeshme dhe duhet analizuar me ekipe të juristëve që të analizohet edhe në aspektin kushtetues.

“Ne jemi të parimit që duhet të respektohet Kushtetuta deh kushtetuta ia mundëson secilit që është qytetarë i Maqedonisë së Veriut të mund të kandidojë ose të emërohet në pozita”, deklaroi Musa.

Në anën tjetër, Ilir Hasani nga BDI tha se “po mbetemi një grusht njerëzish aty në qendër pa shtetësi të dyfishtë” që për të, siç tha, është diskriminim dhe problematike për diasporën shqiptare pasi do ta kanë problem të kandidojnë ndonjë pozicion në Maqedoni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.