KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dimitrievska Koçoska: Shtete të mëdha evropiane do të bankrotojnë, por jo Maqedonia

Dimitrievska Koçoska: Shtete të mëdha evropiane do të bankrotojnë, por jo Maqedonia

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e lavdëron punën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me konsolidimin e buxhetit.

Koçoska tha se ka parashikime që në 10-15 vitet e ardhshme, shumë shtete të mëdha evropiane do të bankrotojnë, por ministrja siguron që në mesin e këtyre shteteve nuk do të jetë Maqedonia e Veriut.

“Shikoni, rreth asaj që po plaket popullata. Popullata po plaket në të gjithë Evropën. Ky është problem i përgjithshëm me demografinë. Atë që e thoni, e themi edhe atje. Qeveria përkundrazi. Unë me sa mbaj mend në periudhën e kaluar, në qeveri, kryeministri kishte takime me mërgimtarë që po kthehen. Edhe në perëndim gjendja nuk është siç ka qenë më parë. E shihni çfarë ngjarje ka. Pritet, dmth janë disa projeksione që i kanë institucionet ndërkombëtare financiare.

Në 10 deri 15 vjetër e ardhshme, shtete të mëdha evropiane, dhjetëra, do të bankrotojnë. Kjo do të thotë se njerëzit tanë që jetojnë në Evropë, e shohin si është gjendja, që nuk mund ta themi për ne, përkundrazi, neve na ka përshëndetur FMN-ja dhe Banka Botërore në lidhje me konsolidimin e buxhetit”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska, ministre e Financave.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.