KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Llapi do vetëm fitore ndaj Prishtinës së Re, formacionet zyrtare

Llapi do vetëm fitore ndaj Prishtinës së Re, formacionet zyrtare

Llapi dhe Prishtina e Re kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje nga dy humbje dhe një barazim, kështu që synon t’i kthehet fitores për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës vjen nga një barazim dhe një humbje, por gjithashtu synon tri pikë për të mbetur në garë për pozitën e barazhit apo mbijetesë, pasi një humbje thuajse do t’ia pamundësonte qëndrimin në ligë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; Idrizi, Aliu, Rama, Blakçori; Musolli, Ramadani; H.Hyseni, Hasani, Sadriu; M.Hyseni;

Prishtina e Re: Smakiqi; Zekolli, Rudaj, Prenci, Trajkovski; Doukoure, Prekazi, Mekic; A.Berisha, Kargbo, Fazliu;

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.